Ligji i pagave, Kurti i pret përfaqësuesit e sindikatave

13:08 | 11 December 2019

Me ligjin e pagave nuk po pajtohen të gjithë,për këtë arsyje janë paralajmëruar protesta.

Në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë, arsimit dhe policisë, që do të takohen me kreun e VV-së, Albin Kurtin, për të biseduar lidhur me Ligjin për Paga, raporton T7.

Ky takim me kryeministrin në ardhje, vjen pas paralajmërimeve të grevave nga sindikata e shëndetësisë, arsimit dhe policisë në rast se nuk zbatohet Ligji për Paga këtë muaj.

Komento: