Ligji i ri i pagave, ekonomisti analizon mundësinë për rritje pagash

20:01 | 15 Shtator 2022

Ligji i pagave vazhdon të jetë temë diskutimi.

Ish- drejtor i Doganës, Naim Huruglica, ka folur në cilësinë e ekonomistit se a mund t’i mbulojë buxhet i Kosovës kërkesat e sektorit publik, në ligjin për paga.

Ai ka thënë se ligji i ri pagave nuk është i definuar saktë dhe ,”në asnjë moment nuk po përcaktohet në asnjë moment çfarë parasheh, rritje apo nivelizim pagave për pozita e njëjta të cilat ushtrohen në administratë, apo edhe zbritje të pagës”, ka thënë Huruglica, në RTV Dukagjini.

IAi ka thënë se treguesit makroekonomik që Kosova i ka në buxhet, nuk tregojnë se mund të këtë rritje të pagave.

“Pavarësisht që të gjithë po mendojnë që fjala ligji i ri pagave do të këtë rritje të pagave, treguesit makroekonomik sinjalizojnë se ka shumë pak hapësirë, që të këtë një rritje stubtanciale”, ka shtuar ai.

Ai ka folur për koficentin e pagave ku thënë se ky drafti është duke e ndjekur një parimi të ngjashme më Shqipërinë ku paga më larat sipas atij parim është e Presidentit të tjerat duhet jenë më poshtë se kjo pagë.“Mundësit buxhetor e kufizojnë që eksperte e fushave të caktuar ose njerëzit të cilët udhëheqin institucione apo agjencinë me rëndësi të madhe me siguri do të ndahen keq me nivelin e pagave që e marri sepse ata gjithsesi do të jenë të të nënrenditur në pagën krerëve të shteti ”.

“M’u shifrat nuk po me dalin nuk e dijë se ku do t’i marrin të hollat për financimin e krejt këtyre shpenzimeve të cilat për çdo ditë janë duke u rritur, nuk po flitë nga do të vinë por vetëm se ka do të shkojnë”, ka bërë të ditur Huruglica.

Sipas tij qeveria e Kosovës e ka një buxhet shpenzues 2.9 miliardë euro, dhe grumbullimin nga taksat e ka 2.1 miliardë euro, e të cilat e kanë rritur deficitin buxhetore ku nëpër mjete jenë në dijen për Pakos së Ndihmës Ekonomike që është e fundit nga qeveria, prej 150 milionë eurosh, e bënë që të kajoj shpenzimet e buxhet mbi 3 miliardë euro.

Komento: