Ligji i ri i pagave, ja çfarë paralajmërojnë tri sindikata

13:50 | 25 Nëntor 2019

Me ligjin e ri të pagave, nuk janë të kënaqur të gjithë.

Përfaqësuesit nga Sindikata e Arsimit, Shëndetësisë dhe ajo Policisë kanë mbajtur takim me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Ky takim siç njoftohet nga këto tri sindikata ka pasur qëllim qartësimin e situatës në lidhje me Ligjin e Pagave, transmeton Klan Kosova.

“Duke mos dashur që të ndikojmë në punën e Avokatit të Popullit të njëjtit ia kemi bërë me dije se nëse pagat e muajit Dhjetor nuk dalin me Ligj të ri atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën nuk e dëshirojmë”, thuhet në kumtesë.

“Pra edhe njëherë për opinionin e gjerë publik po i rikujtojmë se nëse ky ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se çfarë pasoja sjell për ekonomitë e tyre familjare”.

Komento: