
Australia ka marrë një vendim të ri dhe unik në botë për t’ua ndaluar rrjetet sociale përdoruesve nën moshën 16 vjeç, duke bërë që miliona fëmijë dhe adoleshentë të humbasin aksesin në llogaritë e tyre.
Facebook, Instagram, Threads, X, YouTube, Snapchat, Reddit, Kick, Twitch dhe TikTok pritet të kenë ndërmarrë hapa që nga e mërkura për të hequr llogaritë e mbajtura nga përdorues nën moshën 16 vjeç në Australi dhe për të parandaluar regjistrimin e llogarive të reja nga adoleshentët nën këtë moshë.
Platformat që nuk zbatojnë rregullin rrezikojnë gjoba deri në 49.5 milionë dollarë, raporton The Guardian.