Ligji i ri për shtetësinë, shpërthejnë protestat

09:04 | 16 December 2019

Protesta të dhunshme në Indi.

Protestat që e kundërshtojnë ligjin e ri mbi migrantët – që ka nxitur shumë polemika – janë përhapur në disa qytete në Indi.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka ndaluar protestuesit në kryeqytetin e Indisë Delhi, ndërsa disa autobusë u dogjën dhe rrugët u bllokuan.

Ligji i ri u jep të drejtë migrantëve jo-myslimanë nga tre vende me shumicë myslimane për shtetësi nëse ata po përballen me përndjekje për shkak të besimit fetar.

Protestat janë përshkallëzuar në gjithë pjesën veriore dhe lindore të Indisë që kur ky ligj u miratua, transmeton Klan Kosova.

Disa kritikë thonë se ky ligj është kundër myslimanëve, ndërsa të tjerët – veçanërisht në rajonet kufitare – kanë frikë nga migrimi në shkallë të madhe.

Gjashtë njerëz janë vrarë në pesë ditët e trazirave.

Britania e Madhe, SHBA-të dhe Kanada kanë lëshuar paralajmërime për udhëtim për qytetarët e vet duke u kërkuar atyre që vizitojnë pjesën veriore dhe lindore të Indisë të kenë kujdes të shtuar.

Komento: