Dy raste tronditën Kosovën brenda pak ditësh.
Njëra e ndodhur në Suharekë e tjetra në Lipjan, të përbashkët kishin viktimën e krimit, raporton lajmi.net.
Pa shenja jete mbetën punëtorët e kazinos.
E në lidhje me këtë në Suharekë janë mbledhur 11 mijë nënshkrime për shfuqizimin e lojërave të fatit.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.
Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkarisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë.
Peticioni ka përfunduar dhe nesër së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta dorzojmë në Parlamentin e Kosovës në Prishtinë.
I falenderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij.