
Ligji për Paga shkon në Kushtetuese.
Avokati i Popullit sapo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave.
Edhe ne Kushtetese kanë njoftuar se kanë pranuar ankesën sa i përket Liggjit të Pagave.
“Në Gjykatën Kushtetuese sapo është parashtruar kërkesa përkitazi me Ligjin për pagat nga Avokati i Popullit”, ka thënë zëdhënësi i Kushtetueses, Veton Dula.
Tashmë nuk dihet nëse pagat e dhjetorit do të dalin në bazë të Ligjit të Pagave.
Pritet të shihet veprimi i Qeverisë, karshi kësaj kërkese.