Ligji për Pagat, ‘hakmerret’ RTK, e ndal transmetimin

20:23 | 02 February 2019

Radio Televizioni i Kosovës e ka ndal transmetimin për disa minuta.

Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për pagat në sektorin publik. Kosova me këtë ligj bëhet shteti i vetëm në Evropë që synon që mediumin e vetëm publik, RTK ta vë nën kontroll përmes kontrollit financiar.

Kosova me këtë ligj ka vendosur që pagat në RTK të rregullohen me me Ligjin për Pagat sikurse për secilin shërbyes publik.

Lidhur me këtë televizioni publik ka protestuar duke ndalur transmetimin për disa minuta.
I vetmi që ka kundërshtuar këtë propozim ishte shefi i Gurpit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi.

“Propozoj që edhe formalisht në Ligjin për RTK-në të shndërrohet ky televizion në shtetëror. Por, dijeni se ky është gabim”, ka thënë Krasniqi me ironi në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u votua propozimi i tij për heqje të amandamentit që e përfshinte RTK-në në Ligjin e Pagave.

Kurse Nait Hasani ka thënë se secili që merr pagë nha buxheti i shtetit duhet të rregullohet me Ligj.

Komento: