Ligji për Pagat, ja kujt ia jep meritat Daut Haradinaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ligji për Pagat, ja kujt ia jep meritat Daut Haradinaj

19:08 | 02 Shkurt 2019

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e bën meritor Besnik Tahirin për Ligjin për Pagat.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat. Ky projektligj pritet të hyjë në fuqi në nëntor të 2019’ës.

E sipas deputetit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinajt, meritën më të madhe për Pakon e Ligjeve për nivelizimin e pagave e kanë Besnik Tahiri dhe Nait Hasani.

“Njëri ndër më meritorët për Pakon e Ligjeve për nivelizimin e pagave pa dyshim se është Besnik Tahiri, si dhe Kryetari i Komisionit Nait Hasani së bashku me anëtarët e Komisionit! Urime të gjithë atyre që nga sot trajtohen me këto Ligje”, ka shkruar Haradinaj.

Edhe deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri ka thënë se meritat për Ligjin e Pagave i ka Besnik Tahiri.

“Sot Kuvendi e kaloi pakon ligjore te reformave të administratës shtetërore. Një ndër personat që ka punuar shumë në këtë të mirë, është Besnik Tahiri, Kordinatori Nacional i Reformave Shtetërore. Jarani jem , kur i kryen dikush punët me sukses si puna juaj, afro 11 muaj lodhje, është ndjenjë e veqantë. Urime Kosovë , e ju lumt kolegë deputet, dhe urime Besnik bablokië????????”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Komento: