
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në intervistën për Front Online ka folur edhe për Ligjin për Shëndetësinë.
Ai ka thënë se ky ligj nuk dihet se në cilën fazë është dhe nuk pritët të vjen këtë vit.
Deputeti tha se anipse opozita ka marr vendim mos ta përkrah qeverinë, ky personalisht do ta mbështes ligjin.
“Ligji për Shëndetësi ka qenë në mandat që tri vite radhazi, ende nuk ka ardhur dhe nuk dihet në cilën fazë është. Ende nuk ka filluar dëgjimi publik nuk janë dëgjuar palët e interesit do të ishte iluzore të presim që brenda këtij viti ky ligj të vjen, por kurdo që vjen unë do ta mbështesë nëse është ligj siç duhet edhe pse opozita ka marr një vendim për mos përkrahjen e qeverisë për shkak të gabimeve dhe dështimeve të shumta”, u shpreh deputeti i AAK-së.