
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Gazeta Express votimi do të ndodhë në vazhdimin e seancës e cila u ndëpre të premten që shkoi në mungesë kuorumi. Në fakt, Kuvendi pritet ta rrëzojë dekretin e Presidentes me të cilin Ligji i ishte kthyer Kuvendit, që ligji të hyjë në fuqi e më pas të amendamentohet.
Një seancë e re plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 19 nëntor, duke filluar nga ora 11:00. Aty, në rend dite do të jetë buxheti dhe 10 pika tjera.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale.
Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale u bë në mbrëmjen e 6 tetorit, pas disa javësh protestash në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, pas dënimit të shkallës së parë të Gjykatës për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Të enjtën, në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 11 pika, si vazhdimësi e seancës së kaluar, ku përfshihen shqyrtimi i disa projektligjeve, përfshirë atë mbi ndarjet buxhetore.
