Ligjit për veteranët e UÇK-së do të ndryshojë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ligjit për veteranët e UÇK-së do të ndryshojë

11:40 | 31 Dhjetor 2018

Priten ndyshime në ligjin për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për nevojat dhe kërkesat e këtyre kategorive.

Përfaqësuesit e shoqatës së familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës kanë kërkuar mbështetjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit që ua pamundëson familjeve të dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile dhe familjeve të të zhdukurve të realizojnë të drejtat e tyre për pensionet kontributdhënëse.

Me këtë rast, Kryeparlamentari Kadri Veseli shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e shoqatave të dala nga lufta, duke i siguruar se shumë shpejt institucionet përgjegjëse do të iniciojnë ndryshimin e ligjit përkatës për tua lejuar realizimin e të drejtave këtyre kategorive, transmeton lajmi.net.

Kryeparlamentari Veseli tha me këtë rast se është kundër çdo lloj abuzimi me skemat sociale, mirëpo theksoi se këto kategori kanë të drejtë të plotë në realizimin e kërkesave të tyre, për kontributin dhe sakrificën e dhënë.

Komento: