Një nga pesë kampionatet më të mira po kthehet.
Bëhet fjalë për Ligue 1, ku tashmë është rënë dakord për rifillimin e sezonit, i cili u bllokua për shkak të pandemisë koronavirus.
Liga Profesionale e Futbollit Francez ka njoftuar planet për të rifilluar sezonin 2019/20 Ligue 1 dhe Ligue 2 më 17 qershor, përcjell lajmi.
Nëse është e mundur, të dy ligat do të përfundonin sezonin aktual deri më 25 korrik dhe sezoni 2020/21 do të fillonte në 22 gusht.
Mirëpo, krejt do të varet nga përhapja e Covid-19, megjithëse opsioni pa tifozë është duke u konsideruar më së shumti.