Lila tregon se kur në Kuvend do të trajtohet Kodi civil e ligji i pagave

17:30 | 08 Gusht 2022

Mimoza Kusari, ka treguar se kur do të trajtohet ligji I pagave.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar sot të arriturat e kuvendit për sesionin pranveror, ku foli edhe për atë se çka pritet të trajtohet në atë vjeshtor.

Kusari-Lila tha se në sesionin vjeshtor do të trajtohen edhe kodi civil e ligji i pagave.

Ajo madje tha se kodi civil është një ndër projektet më të rëndësishme që duhen miratuar.

“Kodi civil është vlerësuar si më i rëndësishmi… S’është dokument që duhet të thjeshtësohet vetëm në një çështje, projekt-kodi civil është më voluminozi, që projekton jetën e qytetarëve prej lindjes deri në vdekje, secili projekt që lidhet me gjendjen civile është i shkruar në këtë projekt-kod, jemi optimistë që do të kalojë në sesionin vjeshtor”, ka thënë Kusari-Lila.

Komento: