Është refuzuar ankesa e Lille kundër një vendimi të CAS-it që kishte vendosur se klubi francez duhet të paguajë një gjobë për ish-sulmuesin, Rafael Leaon.
Në gusht të vitit 2018, portugezi kishte ndërprerë kontratën me Sporting Lisbonën për t’iu bashkuar Lille si lojtar i lirë.
Siç u raportua fillimisht nga gazeta portugeze “Record”, “Les Dogues” do të duhet të paguajnë gjobën prej 16.5 milionë eurosh pasi gjykata me bazë në Lozanë i shpalli ata dhe sulmuesin tashmë të Milanit fajtorë për mënyrën e marrëveshjes për transferimin e tij në “Pierre Mauroy”.
Lille e kishte apeluar vendimin në shkurt, mirëpo nuk e ka fituar rasti – sipas “L’Equipe”.
Mbetet për t’u parë nëse dënimi tani mund të ndikojë në bisedimet për zgjatjen e kontratës mes 23-vjeçarit dhe Milanit. Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2024.
Rafael Leao ishte transferuar nga Lille në “San Siro” në verën e vitit 2019 për 29.50 milionë euro.