Limaj: Albin Kurti duhet të heq dorë nga veriu i Kosovës

23:47 | 24 Prill 2023

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të heq dorë nga veriu i Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës të cilat u bojkotuan nga serbët e kësaj pjese.

Limaj tha se do duhej të zgjidhej kriza poltike e shkaktuar nga dorëheqja e serbëve nga institucionet dhe jo të organizoheshin zgjedhje, ku sipas tij dihej rezultati.

“Serbët e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë viktimë e instrumentalizuar që sa dekada, dhe ende e kanë këtë problem nga Beogradi. Në shumë raste ne në Kosovë me veprimet tona, ia kemi mundësuar Beogradi. Qytetarët kanë mbetë në mes dy zjarreve. Vazhdon ajo situatë e rëndë për ta. Agjendet e këtyre njerëzve kanë fituar. Kjo është rruga me e mirë e Kurtit për të heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë në vetëvete demokratike vetë mbajtja e tyre. Nuk është detyrë ligjore e demokratike e zgjedhjeve edhe mori kush mori pjesë”, tha Limaj në Kanal10.

“Ka humbur qytetari i Kosovës, ka humbur demokracia. Ka humbur mundësia e integrimit, të bashkëjetesës, qytetaria. Përderisa kanë fituar edhe Kurti besoj edhe Vuçiqi, ata do të vazhdojnë agjendat e tyre politike, vazhdojnë tensionin e mashtrimin e të dyja palëve. Në Beograd Vuçiqi shpalli triumf të unitetit historik serb, e Kurti këtu shpall fitore të shtetit dhe demokracisë”, shtoi Limaj.

Komento: