Fatmir Limaj ka thënë se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.
Kreu i Nismës ka thënë se të gjitha degët dhe strukturat e Nismës po angazhohen maksimalisht në mënyre që të arrihen objektivat në këto zgjedhje.
“Drejtuesit e degëve të Lipjanit, Shtimes dhe Fushë Kosovës në takimin e sotëm me kryetarin Limaj dhe sekretarin Sherifi rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për sfidat e ardhshme zgjedhore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.
Njoftimi i plotë:
Takim pune me drejtuesit e degës së Nismës në Lipjan, Shtime dhe Fushë Kosovë.
Angazhim maksimal i të gjitha degëve dhe strukturave të Nismës për t’i arritur objektivat për zgjedhjet e parakohshme.
Drejtuesit e degëve të Lipjanit, Shtimes dhe Fushë Kosovës në takimin e sotëm me kryetarin Limaj dhe sekretarin Sherifi rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për sfidat e ardhshme zgjedhore.
Kryetari Limaj tha ndër tjerash se Nisma Socialdemokrate do të jetë befasia e këndshme e këtyre zgjedhjeve.
Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+ deputetë!