Eksperti i njohur, David Phillips është takuar me Fatmir Limajn.
Limaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se me David Philipsin kanë biseduar për proceset, në të cilat po kalon vendi dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Kënaqësi të prisja në takim, mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips. Me Philips biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe dialogu Kosovë- Serbi.
E njoftova për punën e deritashme të Delegacionit Shtetëror si dhe Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar Limaj.