Limaj e Pacolli në ethe, po e rrezikojnë kalimin e pragut zgjedhor

23:42 | 06 October 2019

Koalicioni Nisma-AKR-PD është duke rrezikuar pragun zgjedhor.

Ky koalicion, teksa janë numëruar më shumë se 81 për qind e votave, ka marrë 32 mijë e 726 vota.

Në përqindje, deri tash kjo i bie 5.02 për qind, ndërsa pragu zgjedhor është me 5 për qind.

Menjëherë pas mbylljes së votimeve, kryetari i Nismës, Fatmir LImaj kishte thënë se Nisma po lufton për deputetin e tetë në Kuvend.

Komento: