Limaj e quan lajm të mrekullueshëm shërimin e një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë

19:37 | 26 Mars 2020

Fatmir Limaj ka reaguar pas rastit të parë të shëruar me koronavirus në vendin tonë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm shërimin e një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë.

Kreu i Nismës ka thënë se bashkërisht vendi do t’ia dalë, duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.

Edhe njëherë ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi.

Postimi i Limajt:

Lajm i mrekullueshëm shërimi i një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë.

Lutemi që edhe pacientët tjerë të prekur nga ky virus të shërohen sa më parë.

Bashkërisht do ia dalim duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.

#rriNshpi

Komento: