Haradinaj sot thirri takim me partnerët e koalicionit.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas takimit që kishte me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Para mediave, ai këtë takim e ka quajtur konsultativ. Madje ka thënë se ishte thjeshtë një kafe me kryeministrin në dorëheqje dhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.
“Nuk ishte ndonjë takim i veçantë, takime të veçanta me agjendë të veçantë duhet të thërras presidenti. Besoj se presidenti do të na ftoj për to, e pastaj partitë të dakordohen për zgjedhje. Një takim i tillë besoj që do të sjellë tek një marrëveshje që nënkupton se duhet të jenë pozitë dhe opozitë”, ka thën Limaj.
“Nuk ishte takim konsultativ, ishte thjeshtë një kafe mes nesh. Në takim kemi qenë vetëm unë dhe Pacolli bashkë me Haradinajn”, ka shtuar ai.
Nërkaq, ftesës për pjesëmarrje nuk iu përgjigj kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarët e degëve të partisë së tij nëpër disa komuna të Kosovës.