
Limaj pas takimit te Hoti: Dialogu duhet të ketë një emër, dialog për njohje.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës
Limaj ka bërë thirrje që pjesë e Forumit të Liderëve të partive parlamentare të jenë edhe partitë tjera opozitare.
“Forumi i Liderëve të partive parlamentare është mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve në procesin dialogues me Serbinë. Në takimin e parë të këtij formati theksova rëndësinë që ka për vendin krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë temë. Në këtë frymë, bëj thirrje që pjesë e këtij forumi të jenë edhe partitë tjera opozitare”, ka thënë Limaj.
Ai shton se në këtë proces duhet të jenë bashkë pozita dhe opozita. Derisa thotë se dialogu me Serbinë duhet yë ketë një emër, dialog për njohje.
“Është jetike për vendin që të gjithë të jemi bashkë në këtë proces, pozitë e opozitë. Dy gjëra duhet qartësuar para fillimit të dialogut: kohëzgjatja dhe emërtimi. Procesi i ardhshëm dialogues me Serbinë kudo që zhvillohet duhet ketë emër; dialog për njohje. Si dhe është shumë më rëndësi që dialogu të përshkruhet me transparencë të plotë”, ka deklaruar Limaj.