Limaj flet pas takimit, tregon se a ka përçarje brenda koalicionit qeverisës

17:07 | 24 Gusht 2020

Fatmir Limaj tregon se a ka përçarje brenda koalicionit qeverisës.

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit të liderëve të parterëve të koaliconit qeverisës, ka thënë se ky koalicion është i qëndrueshëm për aq kohë sa ka partneritet korrekt në funksion të kryerjes së detyrave shtetërore.

Sipas Limajt, Kosovës nuk i duhen koalicione të improvizuara të cilat nuk janë në shërbim të temave të rëndësishme për vendin.

“Koalicioni qeverisës është ky që është. Është i qëndrueshëm për aq sa ka partneritet korrekt në funksion të kryerjes së detyrave shtetërore.
Në momentin që nuk ka korrektësi, nuk ka duhen koalicione të improvizuara të cilat nuk janë në shërbim të temave për të cilat folëm.”, tha Limaj në një deklaratë për medie.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot u takua me liderët e partnerëve të koalicionit qeverisës, ku temë diskutimin ishin zhvillimet e deritanishme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e radhës në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington, më 4 shtator.

Komento: