
“E kam takuar disa orë para aksidentit”, Limaj flet pas vdekjes tragjike të anëtarit të Nismës.
Kreu i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj vdekjës së të riut nga Tërpeza e Malishevës.
Limaj tha se Krasniqi ishte aktivist i përkushtuar dhe shprehet tejet i prekur nga ky lajm.
“Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja”, ka shkruar Limaj.
Ndryshe, Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë për humbjen e të riut.
Postimi i plotë i Fatmir Limajt:
Lajm i kobshëm vdekja tragjike e të riut nga Tërpeza e Malishevës, Albert Krasniqi.
I prekur thellë me humbjen e jetës në mënyre tragjike të bashkëvendësit tim, aktivistit të përkushtuar të Nismës Albert Krasniqi.
Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja.
Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si një djalë me vlera të larta njerëzore.
Ndajmë dhimbjen me familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Albertin!
U prehsh në paqe, Albert!