Limaj i vendosur të mos shkojë në koalicion Ramush Haradinajt e Shpend Ahmetit

11:17 | 20 August 2019

Takim i pafrytshëm, Limaj s’i shkon në koalicion Ramush Haradinajt e Shpend Ahmetit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të takohet sot me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Takimi i dy liderëve të partive, aktualisht në pozitë, do mbahet pas zyrtarizimit të koalicionit mes AAK-së e PSD-së, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Nisma Socialdemokrate po duket e painteresuar t’i bashkohet këtij koalicioni.

Kështu të paktën la të kuptohet, deputeti i këtij subjekti, Enver Hoti.

Ai për lajmi.net tha se Nisma i ka ende qëndrimet e veta, se do të shkojnë vetë në zgjedhje.

“Janë takime normale mes njerëzve një vendi. Nisma Socialdemokrate i ka ende qëndrimet e veta, se do të shkojmë vetë në zgjedhje. Mendoj që këto takimet duhet të shihen si pozitive që të diskutohen tema të ndryshme”, u shpreh Hoti për lajmi.net.

PSD e AAK zyrtarizuan dje koalicionin parazgjedhor.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, PSD do të ketë 25 kandidatë për deputetë në listën zgjedhore.

Bartës i listës do të jetë kryeministri aktual në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Komento: