Limaj: Jep dorëheqje Albin!

20:10 | 19 March 2023

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të jap dorëheqje.

Partia e tij, Nisma Socialdemokrate ka postuar deklaratën e tij, ku Limaj thotë se ”Marrëveshja e Ohrit s’ka njohje brenda dhe përmban Zajednicën brenda”.

“Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës. Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces“, ka thënë Limaj.

”Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda. Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë“, përfundon deklarata e tij.

Komento: