Limaj kujton ditëlindjen e heroit të kombit, Sadik Shala – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Limaj kujton ditëlindjen e heroit të kombit, Sadik Shala

20:28 | 17 Prill 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sadik Shala, në ditëlindjen e tij.

Limaj në “Facebook”, ka shkruar se heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje.

“Sadik Shala ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sadikun, përveç që e kisha familjar (djalë të hallës), ai ishte edhe krahu im i djathtë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje!

Sot në ditëlindjen e heroit të kombit, Sadik Shala, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e tij.

Sadik Shala ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sadikun, përveç që e kisha familjar (djalë të hallës), ai ishte edhe krahu im i djathtë.

Ai do të mbetët përherë në kujtesën tonë për kontributin e madh që ai dhe gjithë familja e tij dhanë për Luftën Çlirimtare.

E gjithë familja e tij mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së, e në fund Sadiku edhe e dha jetën në mënyrë heroike në mbrojtje të popullit, për liri.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Komento: