Limaj kujton Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies, thotë se i paraprinë luftës së UCK-së

14:24 | 13 Maj 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies.

Limaj thotë se sakrifica dhe rezistenca e tyre i ka paraprirë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i Nismës shkruan se liria të cilën sot e gëzojmë është arritur falë mundit dhe sakrificës të shumë brezave.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot përkujtojmë dy nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, Nebih e Tahir Mehën.

Nebihi e Tahiri ranë heroikisht 39 vjet më parë në kullën e tyre pasi nuk pranuan t’i dorëzoheshin forcave policorë e ushtarake serbe.

Sakrifica dhe rezistenca e tyre i ka paraprirë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Liria të cilën sot e gë zojmë është arritur falë mundit e sakrificës të shumë brezave.

Lavdi veprës së Nebihut. Lavdi të gjithë dë shmorëve të kombit!

Komento: