Limaj: Lajm i dhimbshëm për të gjithë vdekja e nënës shtatzënë

11:58 | 21 Prill 2020

Limaj: Vdekja e nënës shtatzënë, lajm i dhimbshëm për të gjithë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen e viktimës që humbi jetën këtë mëngjes nga COVID-19.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen në përpikëri udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë në mënyrë që të kalohet me sa më pak humbje nga kjo pandemi.

Ky është postimi i plotë i Limajt në FCB:

Vdekja e një nëne shtatzënë nga Gjakova dhe foshnjës së saj ende pa ardhur në jetë, si pasojë e infektimit me COVID-19 është lajm i dhimbshëm për të gjithë ne.

Në emër të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur atë për këtë humbje të dyfishtë.

Përmes këtij postimi bëj thirrje edhe njëherë që të respektohen në përpikëri udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë në mënyrë që të kalohet me sa më pak humbje nga kjo pandemi.

Komento: