Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kaluar pasditen e sotme me aktivistë nga dega e Nismës në Malishevë tëk Ujëvara e Mirushës.
Lideri i Nismës thotë se po vërehet mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i strukturave të Nismës për fitoret e radhës.
Partia të cilën ai e drejton thotë se është më e gatshme se kurrë më parë për sukseset e reja.
“Ne jemi gati”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Limajt:
Një pasdite e këndshme tek Ujëvara e Mirushës, me struktura dhe aktivistë të degës së Nismës në Malishevë.
Mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i strukturave të Nismës për fitoret e radhës. Nisma është më e gatshme se kurrë më parë për sukseset e reja. Ne jemi gati #NismaSocialdemokrate.