Limaj në Degën e Nismës në Suharekë, prezantohen dy kandidatët për deputetë atje

21:08 | 06 November 2024
limaj-ne-degen-e-nismes-ne-suhareke,-prezantohen-dy-kandidatet-per-deputete-atje

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar për kandidaturen për deputetë të kryetares së degës së NISMA-së në Suharekë Jehona Rrafshi-Luma dhe Murtez Zekolli.

Limaj përmes një shkrimi në Facebook tha se Rrafshi-Luma dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, mbajtëm takim me degën e NISMA-s në Suharekë.

Gjatë këtij takimi, pati mundësi të diskutohej për projektet dhe angazhimet e ardhshme të NISMA-së, duke sjellë përpara të pranishmëve një moment të veçantë, prezentimin e kandidatëve tonë për deputet, kryetaren e degës së NISMA-së në Suharekë,Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekollin.

Jehona dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë, andaj jemi të bindur se me mbështetje të gjerë dhe angazhim të sinqertë, Jehona, Murtezi dhe NISMA-ja do të jenë një forcë e fuqishme për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Komento: