Deputeti i Kuvendit dhe lideri i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj që tashmë ka edhe detyrën e bashkëkryesuesit të dialogut ka deklaruar se grupi i ri negociatorë tregon që ‘temat nacionale nuk janë të destinuara për mazhorancën apo për një grup politik’.
Limaj ka deklaruar se në këtë fazën finale duke qenë të gjithë të bashkuar të ndërtojmë një platformë për t’i harmonizuar qëndrimet.
“Ideja dhe detyra jonë është si me e kthy në binar dhe si me u bo bashkë, nuk duhet ta kemi presionin e kohës. Detyrë mbi detyra është që t’i ofrojmë vendit tonë shtetësinë”, tha Limaj gjatë debatit në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’.
Sipas Limajt, dialogut që po zhvillohet tashmë me Serbinë po i mungon titulli. Ai duke përmendur fazet e tjera nëpër të cilat ka kaluar Kosova si rasti në Rambuje që është quajtur ‘ndërprerja e luftimeve’, mandej ‘Dialogu për statusin’.
Ai thotë se sot bisedimet duhet ta kenë titull ‘dialogu për njohjen e Kosovës’.
“Ne duhet të shkojmë për njohje dhe për asgjë tjetër”, tha Limaj.