Limaj në Hagë: Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj themeluesit e UÇK-së

20:35 | 07 February 2023

Fatmir Limaj ka shkuar për një vizitë në Hagë, për t’i takuar ish-krerët e UÇK’së që po mbahen pranë Dhomave të Specializuara.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se është emocion i veçantë për të që këtë vizitë ta bëjë në prag të festës së pavarësisë së Kosovës.

Në këtë vizitë, Limaj tha se takoi “miqtë dhe bashkëluftetarët e mi, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalen”.

Njoftimi i plotë:

Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj dhe t’i uroj për këtë përvjetor themeluesit e UÇK-së, shpallësit e pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Miqtë dhe bashkëluftetarët e mi, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalen.

Kjo është sprova e radhës e tyre, dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqëbardhë nga ky proces gjyqësor.

Komento: