Limaj nga shtëpia e shëndetit në Malishevë: Me fitoren tonë shëndetësia do të trajtohet nga dora e shtetit

16:38 | 16 January 2025
limaj-nga-shtepia-e-shendetit-ne-malisheve:-me-fitoren-tone-shendetesia-do-te-trajtohet-nga-dora-e-shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh edhe kandidat për deputet me numrin dy në listën zgjedhore të koalicionit AAK-Nisma, ka vizituar shtëpinë e shëndetit “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Limaj ka thënë se kjo shtëpi e shëndetit është bërë shembull për të gjithë Kosovën falë shërbimeve dhe infrastrukturës së pëmirësuar nga qeverisja komunale.

“Për Kosovën fituese duhen veçVEPRA, dhe njëra nga veprat e NISMA-së është edhe shtëpia e shëndetit “Shpëtim Robaj”!

Në Malishevë, për një bashkëbisedim të mirëfilltë me personelin e kësaj qendre, e cila, me infrastrukturën e përmirësuar nga qeverisja komunale, dhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, tashmë është bërë shembull për gjithë Kosovën.

Me fitoren tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe me kuadrot tona profesionale, shëndetësia në të gjitha nivelet e saj do të preket dhe trajtohet nga dora e shtetit”.

Komento: