
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka përkujtuar dëshmorin e intelektualin e shquar, Bahri Fazliun, që heroikisht ra 22 vite më parë.
Në 22 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu, i pari i Nismës tha se, Bahriu duke qenë nga një familje atdhetare, qysh herët ishte angazhuar në çështjen kombëtare.
Postimi i plotë i Limajt:
“Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtarit të madh, intelektualit e poetit të shquar, Bahri Fazliu.
Bahriu duke qenë nga një familje e shquar atdhetare, ai qysh herët ishte angazhuar në çështjen kombëtare.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Bahriun dhe gjithë dëshmorët e kombit.
(Foto nga vizita në familjen Fazliu realizuar një vit me parë)”.
