Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se kandidat në listën e koalicionit me AAK-në do të jetë edhe Veli Bytyqi, i cili për një kohë të gjatë ka punuar si gazetar dhe publicist.
“Aktivizmi i tij në çështje të hershme politike, dëshmon angazhimin e tij të pandërprerë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e shtetit ligjor”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
Kam kënaqësinë të prezantoj Veli Bytyqin si kandidat për deputet të NISMA Socialdemokrate.
Veli Bytyqi është një personalitet me një karrierë të gjatë si gazetar, publicist dhe aktivist në çështje të rëndësishme politike.
Nga pregatitja akademike është master në shkencat e komunikimit masiv- gazetari.
Ishte gazetar shumëvjeçar në teë perditshmen “Rilindja” dhe “Bujku”, redaktor e zv.kryeredaktor si dhe kryeredaktor i kesaj gazete per shume vite.
Drejtor i “ Radio Rilindjes”.
Veprimtar i çeshtjes kombetare para dhe pas luftes.
Aktivist i shume proceseve ne jeten politike, publike e shoqerore.
Deputet i viteve te 90-ta nga radhet e PSHDK-se.
Aktivizmi i tij në çështje të hershme politike, dëshmon angazhimin e tij të pandërprerë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e shtetit ligjor.
Veliu dhe ekipa e NISMA-së garantojnë përkushtim dhe angazhim për vendin dhe rrjedhimisht suksesi është i garantuar.