Limaj prezanton kandidaten e radhës: Lejla Gashi për deputete

03:08 | 24 November 2024
limaj-prezanton-kandidaten-e-radhes:-lejla-gashi-per-deputete

Fatmir Limaj ka prezantuar Lejla Gashin si kandidatën e radhës për deputete.

“Lejla është magjistre e psikologjisë sociale nga profesioni, derisa ka një përvojë të çmuar në edukimin e brezave të ri, ajo ka udhëhequr me suksese institutin e saj për më shumë se një dekadë”, ka shkruar mes tjerash Limaj.

Postimi i plotë:

Kam kënaqësinë që para jush ta prezantoj kandidaten e radhës për deputete, znj. Lejla Gashi.

Lejla është magjistre e psikologjisë sociale nga profesioni, derisa ka një përvojë të çmuar në edukimin e brezave të ri, ajo ka udhëhequr me suksese institutin e saj për më shumë se një dekadë.

Lejla është një aktiviste e palodhshme dhe besnike, ajo është një nënë vetushqyese dhe mision i saj do të jetë përfaqësimi dhe përkujdesja ndaj kësaj kategorie në veçanti.

Lejlës i urojmë suksese të përbashkëta, derisa pjesëmarrja e saj në listën tonë është vlerë e shtuar për Kosovën.

Komento: