Limaj takon mërgimtarët në Itali: Morëm mbështetje të fuqishme për ta dërguar zërin tonë në Parlamentin e Kosovës

18:38 | 19 October 2024
limaj-takon-mergimtaret-ne-itali:-morem-mbeshtetje-te-fuqishme-per-ta-derguar-zerin-tone-ne-parlamentin-e-kosoves

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka pasur me mërgatën shqiptare në Bolzano të Italisë.

Limaj atje ka qëndruar bashkë me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqin.

“Nga Bolzano bashkë me bashkatdhetarët në Itali morëm mbështetje të fuqishme për ta dërguar zërin e deputetëve të NISMA Socialdemokrate në Parlamentin e Kosovës, si nevojë e domosdoshme për ti përfaqësuar vlerat kombëtare dhe zërin e qytetarëve”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Bashkë me nënkryetarin e Komunës së Malishevës Vesel Krasniqi, takuam bashkëatdhetarë tonë në Bolzano të 🇮🇹.

Kontributi i mërgatës për Kosovën vazhdon të jetë i rëndësisë së veçantë në të gjitha sferat e jetës, si në ekonominë familjare ashtu dhe shtetërore.

Nga Bolzano bashkë me bashkatdhetarët në Itali morëm mbështetje të fuqishme për ta dërguar zërin e deputetëve të NISMA Socialdemokrate në Parlamentin e Kosovës, si nevojë e domosdoshme për ti përfaqësuar vlerat kombëtare dhe zërin e qytetarëve.

Komento: