Limaj tregon se a do të ketë koalicion mes Nismës dhe PDK-së

22:06 | 07 August 2019

Fatmir Limaj ka folur për koalicionin e Nismës dhe PDK-në.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partisë që do të dalë e para në zgjedhje i takon posti i kryeministrit.

Ai ka thënë se është koha që tri partitë e mëdha të shkojnë vet në zgjedhje.

Limaj ka hedhur poshtë mundësinë që Nisma të bëjë koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Qëndrimi ynë, i jemi dhe i Jakup Krasniqit është i njëjtë. Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, ka thënë Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se Nisma nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie pa shkuar në zgjedhje, sepse vlerëson se kjo është në kundërshtim me interesat e vendit.

Duke folur për raportet me AAK-në, Limaj ka thënë se ai ka rrezikuar partinë, duke e mbështetur Haradinajn për kryeministër si kandidat i PAN-it.

“Kur jemi futur në PAN, ka pasur rrezik që të mbetemi me dy deputetë. Ne e kemi marrë këtë vendim veç t’i qendrojmë besnikë”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket raportimeve për përplasje për Malishevën, Limaj ka thënë se ai nuk shkon në Deçan t’i thërrasë njerëzit, e të ju premtojë lloj-lloj gjërash.

“Duhet të ruhet korrektësia e partnerit. Nuk mund të jesh partner duke i luftuar njerëzit. Njerëzit e këtij vendi janë të lirë dhe zgjedhin vet”, ka shtuar Limaj.

Komento: