Limaj zbulon se kush ua prishi matematikat në zgjedhje

21:53 | 24 Tetor 2019

Limaj thotë se kanë pritur më shumë se 8 deputetë.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në bazë të gjitha sondazheve dhe parashikimeve ka pritur 8 e më shumë deputetë, transmeton Gazeta Metro.

Limaj ka deklaruar se dalja e madhe e qytetarëve në zgjedhje i ka prishur matematikat e tyre, pasi mendonin se do t’i kishin 8 deputetë.

“Por këto zgjedhje kanë pasur specifika tjera dhe dalja shumë e madhe në zgjedhje ka prishur edhe matematikat tona”.
Ai ka thënë se në bazë të gjitha të dhënave që kanë deri më tani NISMA është në Kuvend por sipas tij pakënaqësitë ekzistojnë edhe për këtë rezultat.

Limaj ka thënë se në këto kalkulime nuk llogaritë edhe “votat e kontrabanduara nga Serbia”.

I pari i NISMA-s thotë se votat nga Serbia janë dërguar jashtëligjshëm dhe si të tilla nuk duhet procesuar.

Komento: