“Limak” investon 3 milionë euro në aeroport, përderisa 300 mijë udhëtarë e frekuentojnë brenda muajit.
Kompania “Limak” ka mbajtur konferencë për medie, ku ka prezantuar përgatitjet dhe investimet e bëra për sezonin e verës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton EkonomiaOnline.
Haldun Firat Kokturk, drejtor gjeneral i aeroportit, ka njoftuar për investimet që janë bërë këtë vit në ANP “Adem jashari”.
”Për herë të parë me këto pajisje kemi investuar 3 milionë euro dhe kemi rritur edhe kapacitetin e operimeve tona dhe kemi investuar 600 mijë euro në IT. Përveç kësaj duam të arrijmë kënaqësitë e udhëtarëve. Operacionalisht jemi ndër kompanitë më të suksesshme në rajon”, tha ai.
Kokturk tha se falë investimeve dhe punës së madhe këtu në aeroportin e Prishtinës, numri i udhëtarëve është rritur për 20 për qind.
Tha se kanë arritur të thyejnë edhe një rekord.“Parashikimet për korrik janë se do të kemi një rritje për 20 përqind, kjo do të thotë se për herën e parë ne historinë e Kosovës, do të ketë me shumë se 300 mijë udhëtarë brenda një muaji. Sigurisht se këto rritje të vazhdueshme sjellin përgjegjësi të reja.
Shpend Maliqi komandant i policisë ne aeroport tha së janë të përgatitur të jenë në shërbim 24 orësh.
“Sikur që tha drejtori në presim një fluks të madh te qytetarëve. Për dy muaj do të kemi 600 mijë udhëtarë. Na kemi 24 orë me kapacitete 200 për qind. Kemi filluar patrullimin me armë të gjata. Komplet staf jemi 105, besoj se numri do të rritet”, tha ai.