Limi ua merr biletat e kthimit pesë banorëve dhe ia dhuron ato Albës, si avantazh pasi u zgjodh kapiten

23:56 | 23 Janar 2026
limi-ua-merr-biletat-e-kthimit-pese-banoreve-dhe-ia-dhuron-ato-albes,-si-avantazh-pasi-u-zgjodh-kapiten

Limi dhe Alba

Limi, në rolin e kapitenit të javës në Big Brother VIP Kosova, ka pasur një avantazh të rëndësishëm që ka ndikuar drejtpërdrejt në lojën e banorëve, duke ndryshuar balancat brenda shtëpisë.

Si pjesë e këtij privilegji, atij iu dha mundësia që t’u merrte pesë banorëve nga një biletë kthimi, duke i lënë ata pa mundësi rikthimi në rast se do të eliminoheshin nga votat e publikut.

Limi vendosi t’ua marrë biletat e kthimit Londrimit, Ludos, Klodit, Labinotit dhe Benitës, një veprim që u komentua gjerësisht brenda dhe jashtë shtëpisë.

Megjithatë, surpriza e vërtetë erdhi më pas, kur Limit iu dha mundësia që këto pesë bileta t’ia transferonte një banori tjetër, në këmbim të një surprize. Pa hezitim, ai vendosi t’ia jepte të gjitha biletat Albës, duke i garantuar asaj sigurinë dhe mundësinë e rikthimit në rast eliminimi.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta te publiku, sidomos duke pasur parasysh historinë e mëparshme mes Limit dhe Albes, të cilët kanë qenë çift në një format tjetër televiziv.

Çuditërisht, ndjekësit e vëmendshëm të lojës kanë vënë re se respekti dhe afrimi i Limit ndaj Albes ka filluar të rritet dukshëm që nga distancimi i tij publik me Dolcen.

comment

Komento: