Spitali i San Diegos njoftoi në lidhje me lindje e një vajze prej 245 gramësh, që besohet të jetë foshnja më e vogël, e lindur para kohe, aktualisht në botë.
Vajza lindi më dhjetor të vitit të kaluar, pas 23 javësh dhe tri ditëve të shtatzënisë, dhe sipas vlerësimit të mjekut, ajo do duhej të jetonte vetëm një orë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, foshnja tejkaloi të gjitha barrierat fizike, duke mbijetuar dhe duke qëndruar pesë javë në kujdes intensiv.
“Kjo orë u kthye në dy, pastaj gjatë gjithë ditës dhe gjatë gjithë javës”, shpjegoi nëna e të porsalindurit.
Nga lindja, e vogla peshonte po aq sa një mollë. Emri i fëmijës mësohet të jetë “Seybi”.