Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione

22:08 | 21 November 2024

Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete nga kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurti.

Zyrtarizimi i kandidaturës se saj është bërë sot nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në tubimin që u mbajt në Obiliq.

Përveç Bekteshit, kandidat për deputet nga Obiliqi do të jetë edhe kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Në një video të publikuar nga momenti i prezantimit të saj nga Abdixhiku, dëgjohen ovacionet e shumta të përkrahësve të LDK-së për Bekteshin, e cila është gruaja më e votuar në Komunën e Obiliqit.

Komento: