Kandidatja për deputet nga LDK, Linda Bekteshi, ka bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në 35 vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rugova mbetet simbol i paqes dhe vizionit për një Kosovë të lirë e të pavarur.
“Trashëgimia e tij na frymëzon për të ndërtuar të ardhmen me unitet dhe përkushtim. Kujtimi i tij mbetet i përjetshëm në zemrat tona”, ka shkruar ajo.Postimi i saj i plotë:
Në shënimin e 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe pranë varrit të themeltarit dhe prijësit të LDK-së, arkitektit të pavarësisë dhe Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.Rugova mbetet simbol i paqes dhe vizionit për një Kosovë të lirë e të pavarur. Trashëgimia e tij na frymëzon për të ndërtuar të ardhmen me unitet dhe përkushtim. Kujtimi i tij mbetet i përjetshëm në zemrat tona.
Lavdi jetës dhe veprës së përjetshme të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova!