Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Linda Bekteshi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe që kanë treguar përgjatë këtyre ditëve të fushatës.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se ka qenë një javë e mbushur plot me takime e me përkrahje të fuqishme.
“Në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt, deri në fitoren e madhe, deri në ringritjen e fuqishme të Lidhjes sonë”, shkroi Bekteshi.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe të rëndësishme fushate. Energjia, besimi dhe përkushtimi juaj janë forca jonë më e madhe. Së bashku, po ndërtojmë një vizion të përbashkët për të ardhmen dhe po e sjellim ndryshimin që e meriton komuniteti ynë.
Jam e bindur se me mbështetjen tuaj, do të arrijmë të realizojmë çdo objektiv dhe të përfaqësojmë interesat e të gjithëve me dinjitet dhe përkushtim.
Ishte një javë e mbushur plot me takime e me përkrahje të fuqishme.
BËHU NDRYSHIMI ✌️✌️
#votoLDK124✅
#votoLumirAbdixhiku1✅
#votoLindaBekteshi66✅
#votoXhaferGashi11✅