Linda Bekteshi synon ulëse në Kuvend me numrin 66

23:40 | 11 December 2024

Nënkryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, Linda Bekteshi ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në Kuvendin e Kosovës, duke marrë numrin 66.

Ajo thotë se synon të sjellë përvojën dhe angazhimin e saj në shërbim të qytetarëve.

Bekteshi është gjithashtu anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën dhe organizimin e partisë.

Ajo aktualisht drejton Drejtorinë e Administratës në Komunën e Obiliqit.

Bekteshi angazhohet për forcimin e institucioneve, zhvillimin e komunitetit dhe krijimin e mundësive më të mira për qytetarët.

Kujtojmë qe në listë për deputet nga kjo komunë është edhe Xhafer Gashi, i cili mban numrin 11 në listën e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gashi aktualisht është kryetar i Komunës së Obiliqit dhe gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët e kësaj komune. /ORAinfo/

Komento: