Linda Çavdarbasha dorëhiqet nga pozita e zëvendësministres së Mjedisit dhe Infrastrukturës.
Ajo ka njoftuar se të premten e ka dorëzuar dorëheqjen.
“Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres. Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti”, ka shkruar ajo.
“Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale”.
Kujtojmë se Çavdarbasha ka qenë e emëruar zëvendësministre nga Lista Guxo.