Linda Halimi përlotet teksa rrëfen për paragjykimet që iu bën pas martesës me një të huaj: Kam ende familjar që nuk më flasin

17:40 | 09 Nëntor 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi vite më parë theu tabu kur e konfirmoi martesën me reperin amerikan Big D.

Atë kohë artistja ishte e paragjykuar dhe mjaft e përfolur se pse zgjodhi që të martohej me një person të një nacionaliteti tjetër.

E për këtë, Linda ka hapur zemrën në një diskutim të fundit me Metin dhe Lumbardhin, teksa gjatë rrëfimit ka shpërthyer në lot.

“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde, ka thënë Linda.

Ajo ka kujtuar se si ishte e komentuar nga mediat rozë, teksa tutje tha se ka ende familjar të saj që nuk i flasin.

“Më patën ‘mbytur’ portale, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjar, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun’”, u shpreh mes tjerash ajo.

Linda tha se ajo është e lumtur për zgjedhjen që ka bërë, por ndihet keq sepse atë periudhë më së shumti e kanë vuajtur prindërit e saj.

“Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi, nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’, vëllanë tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë”, tha Linda e përlotur.

Kujtojmë që Linda pas martesë u zhvendos në Amerikë, atje ku jeton me bashkëshortin dhe vajzën e tyre.

Komento: