Para një muaji këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli është bërë gjyshe për herë të katërt pasi që vajza e madhe e këngëtares, Njomza ka lindur një djalë.
Për lindjen e djalit, Njomza organizoi një ndejë, ku mblodhi familjar dhe shoqërinë e saj, shkruan rtv21.
Në këtë mbrëmje nuk munguan as këngëtare, të cilat janë mike të Shyhretes duke filluar nga motrat Mustafa, Lori, Remzie Osmani, Merita Spahiu, Teuta Selimi.
Disa prej tyre ndan disa momente nga kjo festë edhe në rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se mbrëmë në familjen e këngëtares ka qenë një festë e madhe.
Ndryshe, “Gëzim i shtëpisë” është projekti i fundit muzikor që në dhjetor të vitit që lamë pas. Kënga numëron mbi 1 milion klikime në Youtube.